TIRANË, 21 shkurt 2013- Ambasadori i Britanisë në vendin tonë Nicholas Cannon flet për tre ligjet, një nga kushtet e vendosura nga KE që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. 

Sipas zotit Cannon, 3 ligjet nuk janë kusht për integrimin në BE. Ai e vë theksin tek zgjedhjet e mira, të cilat shpreson se do t’I japin një shtysë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

“Këto janë portretizuar ndonjëherë si qendrore në një farë mënyre për vazhdimin e procesit të pranimit të Shqipërisë. Eshtë e qartë se në terma të substancës së tyre ata nuk janë. Ndërsa strukturat e Gjykatës së Lartë dhe të Shërbimit Civil kanë nevojë për përmirësime, ato janë tashmë funksionale me një nivel të arsyeshëm efikasiteti. Parlamenti duket se nuk ka vështirësi në kryerjen e debate të krahasueshme me ato të Shteteve Anëtare të BE, edhe në qoftë se ka vend për përmirësim. Në vend të kësaj, të tre ligjet janë një test lakmusi i aftësisë së klasës politike shqiptare për të vënë mënjanë debatet politike partiake në interes më të gjerë të procesit të anëtarësimit të vendit, duke votuar ligje per të cilat ata i premtuan Komisionit Evropian se do ti trajtonin. Deri më tani kjo nuk ka qenë e mundur. Unë e kuptoj arsyetimin e atyre të cilët e kanë patur të pamundur për të votuar për këtë legjislacion. Por unë shpresoj se rrethanat do të krijohen në të ardhmen e afërt, në të cilën ky legjislacion mund të kaloje dhe procesi te rifilloje. Një prej ligjeve që u miratua vitin e kaluar ishte Kodi Zgjedhor. Ne jemi duke parë zbatimit të këtij ligji testuar në praktikë. Është me rëndësi jetike që të gjithë të përfshirë në këtë proces, qoftë ekspertët teknik ose partitë politike, të bëjnë gjithçka që munden për të parë se ky proces është plotësisht i lirë dhe i ndershem, dhe te perceptohet edhe nga të gjithë të përfshirët si i lirë dhe i ndershem”, tha ai më tej. 

Duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit, kryediplomati anglez theksoi se, “Nese zgjedhjet në Qershor mbahen në rrethanat më të mira, kjo do t'i japë një shtysë të re dhe pozitive procesit te pranimit të Shqipërisë. Anasjelltas, zgjedhjet që perceptohen nga Shtetet Anëtare, si të dyshimta do ta kthejne procesin prapa në vite”. 

Cannon shtoi më tej se "Në çdo demokraci, ka pretekste apo paqartësi në sistem. Në mënyrë të pashmangshme partitë politike i shfrytëzojnë ato në kufi absolut me shpresën e avantazhit politik. Kjo gjithmonë çon në armiqesi midis partive politike. Shpesh duket keq tek publiku, dhe mund të jetë joetike në parim. Por nese qëndron brenda ligjit, nuk i ben te pavlefshme zgjedhjet demokratike. Nga ana tjetër, kemi mashtrimin e paster zgjedhor. Një individ i cili qëllimisht kryen mashtrime me zgjedhjet është një kriminel. Një individ i cili organizon përmbysje të vullnetit demokratik të popullit përmes mashtrimeve zgjedhore është një tradhtar i vendit të tij. Kaq e thjeshtë është. Por është e rëndësishme për ti mbajtur këto dy fenomene të ndara në çdo diskutim mbi zgjedhjet. Akuzat per mashtrim, apo insinuatate se masa te caktuara prishin zgjedhjet, janë të lehta për tu bërë, por te vështira për tu provuar apo përgënjeshtruar. Edhe në nxehtesine e debatit të partive politike për zgjedhje me rezultat shume te ngushte, është e rëndësishme që të mos dëmtohet procesi zgjedhor në sytë e elektoratit apo të komunitetit ndërkombëtar. Mashtrimet duhet të denoncohen patjeter në qoftë se zbulohen, por akuzat per mashtrim nuk duhet të jenë rutinë e retorikës së zgjedhjeve".

“Sugjerimi i dytë është rëndësia e pjesëmarrjes. Të gjithë, partitë politike, shoqëria civile apo miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, duhet të inkurajojnë pjesëmarrjen me të gjerë te mundshme në zgjedhje si një tregues i entuziazmit demokratik të popullit shqiptar. ”, tha Cannon më tej.