Për të gjitha vajzat që janë në kërkim të çantës së lezetshme, por njëherësh edhe në një linjë me trendet e fundit, disa prej vajzave të famshme e kanë bërë më të lehtë orientimin duke “qëlluar” në një mendje sa i takon modelit të çantës së preferuar.

Bëhet fjalë për një çantë të markës Aupen, jo shumë e njohur, por që duket se ka rrëmbyer interesin e shumë yjeve, nga Hailey Bieber te Taylor Swift apo Selena Gomez.

Në dimension jo shumë të madh, por praktike, prej materiali lëkurë ose e zbukuruar me gurë për më shumë shkëlqim në një festë apo darkë me miqtë, ky model konfirmon tendencën e radhës sa i takon çantave që janë njëherësh pjesë edhe e trendeve të këtij sezoni (luksi i qetë).

Ja fotot që provojnë dukshëm fiksimin e ri të gocave të njohura për çantën më cool të momentit!