Një ndër aksesorët e rëndësishëm për femra është edhe çanta.  Por cilat janë tendencat e këtij viti?

Tani që sfilatat e emrave më në zë të modës kanë filluar të tregojnë opsionet e tyre, një sfilatë më vete krijojnë edhe personazhet e njohur, të cilët duket sjellin një trend unik dhe i bëjnë të gjithë t’i ndjekin. Më poshtë janë disa personazhe të njohur që kanë zgjedhur modele të ndryshme çantash për sezonin e ri. Modeli që dominon është ai i çantës së vogël, katrore, por edhe çanta e shpinës, modeli i viteve ’70.