Policia vihet në alarm pas njoftimit për një çantë të dyshimtë të lënë në parkingun nëntokesor në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
“News 24” raporton se çanta e shpinës, në ngjyrë të zezë, ishte lënë afër një makine. Kjo situatë shkaktoi bllokim të trafikut, pasi policia nuk lejoi qytetarët që t’i afrohen parkingut. Ndërkohë, disa punonjës policie morën çantën dhe pas kontrollit që iu krye, mësohet se brenda saj kishte rroba.
Pas disa çasteve tensioni, pas verifikimit, policia lejoi qarkullimin normal të mjeteve. Nuk dihet ende se kush ka qenë personi që ka harruar çantën, ndërkohë që raste të tilla kanë ndodhur disa herë në Tiranë.





