2 qershor 2015 – Një 34-vjeçar nga Durrësi u arrestua sot nga policia me një çantë me municione. Fatmir Nezha, 34 vjeç u prangos, pasi nga kontrolli në banesë iu gjet arsenali luftarak. Policia njoftoi sot se, u organizua operacioni “Shkozet 2015”. Uniformat blu hynë në shtëpinë e Nezhës, ku gjetën një çantë të mbushur me: një kallëp dinamit, dy detonatorë ndezës, një fitil ndezës një granatë ofensive,me kapsollë ndezës, 94 fishekë model 56 dhe 25 fishekë pistolete.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”