Policia ka dhënë informacionet e para të grabitjes sot në Tiranë, në rrugën e “Barrikadave”. Sipas policisë, shtetasi A.Sh 50 vjeç, i cili është edhe pronar i një pike të këmbimit valutor, ka qenë duke lëvizuar me motor në momentin që është goditur nga dy grabitësit, të cilët i kanë marrë edhe çantën, brenda së cilës mbante para dhe do i depozitonte në bankë.

E gjithë ngjarja ka mbetur në tentativë dhe me ndërhyrjen e forcave të policisë është bërë i mundur arrestimi i njërit prej grabitësve.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qenë duke lëvizur me motor ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.