Vjollca, e cila u bë famshme me shprehjen ““Çantën në krahë, pi kafe në lokal, kokrrën e qejfit”, ka zbuluar se si e pritën djemtë daljen e saj televizive.
Ajo tha në emisionin “Real People” të Euronews Albania, se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe i doli jashtë kontrollit. Ajo zbuloi se fillimisht djemtë u mërzitën shumë dhe nuk i folën fare.
Vjollca mes tjerash u shpreh se njëra nuse e djalit që prej asaj dite nuk i flet më.
“Nuk na folën, u mërzitën shumë. Një nuse nuk na flet fare. Më thonë që e ka marrë vesh veriu e jugu, keni nipa e mbesa për të martuar, na fëlliqët. U mërzita shumë na u shtua më shumë stresi, nuk është e pakët të ndahesh prej çunit dhe nuseve. Unë s’ju thashë asgjë. Pse t’i kërkoj falje nuses. Me çunat tani flas”- theksoi Vjollca.





