Manchester United dhe City u ndanë në një barazim pa gola në derbin e javës së 31-të të Premier League, por në Old Trafford pati një moment emocional për tifozët: rikthimi i Eric Cantona.
Legjenda franceze ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen dhe nuk mungoi takimi i veçantë me Sir Alex Ferguson, trajnerin me të cilin ai shkëlqeu në vitet ‘90.
Në një postim në Instagram, Cantona ndau një foto me Fergusonin duke shkruar:
“Me shefin tim të përhershëm, sot në Old Trafford për derbin e Mançesterit.”
Cantona luajti me United nga 1992 deri në 1997, duke fituar 4 kampionate angleze dhe 2 Kupa FA. Ai mbetet një nga emrat më të dashur të epokës së lavdishme të “Djajve të Kuq”.