Si rrallëherë, Capital T foli për jetën private dhe pohoi se është në një lidhje.

Në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, reperi tha: “Po normal që kam një femër [në krah].”

“Për mua është më e bukura në botë, për të tjerët s’e di, e kam për vete,” shtoi më pas.

I pyetur nëse do të martohet me vajzën misterioze, Capital T u shpreh:

“Po qëllimi i lidhjes [ky është]. Unë kurrë nuk hyj në një lidhje kot. Nuk jemi në ato plane momentalisht, por [është lidhje serioze]. Nëse gjithçka shkon mirë, absolutisht [që do martohem].

Kohë më parë, Capital T u përfol se ishte në një lidhje me modelen Adrola Dushi, lidhje që nuk u konfirmua kurrë. Në intervistat e mëvonshme, Adrola theksoi se me Capital-in ishin thjesht shokë që njiheshin prej vitesh.