Vajza na vjen keq t’ua themi por Capital T nuk është më single pasi së fundmi na ka prezantuar me vajzën që i ka vjedhur zemrën!
Reperi ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me të dashurën duke udhëtuar me aeroplan, ndërsa në një tjetër foto, Capital T ka fotografuar duart e bashkuara për të treguar se janë më të lumtur se kurrë.
Mbetet ende mister se cila është vajza që i ka rrëmbyer zemrën, ndërkohë që komentet e fanseve zemërthyera të reperit janë të shumta.





