Së fundmi Cara Delevingne është shprehur se burrat nuk janë në gjendje t’i kënaqin gratë seksualisht.

Bukuroshja në dokumentarin e saj të quajtur ‘Planet Sex with Cara Delevingne’ vuri në dukje se ekziston një përqindje e madhe e grave që nuk kënaqen seksualisht nga burrat.

Shkencëtarët thonë se 95% e meshkujve përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale, por vetëm 65% e grave e përjetojnë. Për të qenë e sinqertë, mendoj se kjo tingëllon shumë e lartë. Shumica e shoqeve të mia gra thonë se është ndoshta 15 ose 20%.

Unë mendoj se burrat nuk janë të pajisur me mjetet e duhura për të qenë në gjendje të trajtojnë gratë, veçanërisht seksualisht. Unë nuk dua të hyj në artin për të bërë një grua të përjetojë orgazmën, por është thjesht shumë më e ndërlikuar.

Ndërkaq, Delevingne i ka ‘dhuruar’ shkencës orgazmën e saj.

Ylli i The “Only Murders In The Building” donte të studionte shkencërisht orgazmën dhe kiminë e trupit për të zbuluar hendekun gjinor të orgazmës, një teori se pse burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë gjatë seksit sesa gratë. Rezultatet do të shfaqen në dokumentarin “Planet Sex with Cara Delelevigne” të BBC.

Rikujtojmë gjithashtu se Cara është shprehur se realizimi i dokumentarit të saj “Planet Sex” i ka ndryshuar jetën pasi donte t’i jepte fund jetës për shkak të seksualitetit të saj. 30 vjeçarja, e cila ka dalë hapur si biseksuale, këmbëngul se është më rehat me veten se kurrë, pasi luftoi me homofobinë e brendshme.

Cara, e cila ka më shumë marrëdhënie afatgjata me gra sesa meshkuj, shpreson se dokumentari do të ndihmojë njerëzit e tjerë që vuajnë nga përvoja të ngjashme.