Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, gjatë takimeve me të rinjtë në qytet, shprehet se ka nevojë t’i ketë ata pranë vetes. Kandidati demokrat iu thotë këtyre vajzave dhe djemve të rinj që të mos e braktisin Durrësin, por së bashku të punojnë për këtë vend.

Igli Cara: Kam qenë edhe unë djalë i ri në këtë qytet ku shumë gjëra kanë ndryshuar. Nuk kam menduar asnjëherë të largohem; kam dashur të jetoj e punoj në Durrës, të krijoj familjen time këtu dhe jam munduar me gjithçka që Durrësi të jetë një qytet më i mirë.
Sot kam nevojë më shumë se kurrë për këta të rinj të cilët i dua pranë vetes, që së bashku të punojmë për Durrësin, sepse dua që këta, e ardhmja jonë, mos ta braktisin Durrësin, por të jenë pranë prindërve të tyre, në shtëpitë e tyre, në vendin e tyre.