Durrës, 8 shtator 2014 – Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk e kanë pritur mirë vendimin për bojkotimin e parlamentit.
Tashmë ata kanë filluar ta shprehin edhe publikisht këtë gjë.
Një prej tyre është Igli Cara, i cili del kundër vendimit të Bashës për të qendruar jashtë parlamentit.
Sipas tij, bojkotin veçse e dëmton opozitën.
“Kushtet e vendosura dhe të bëra publike nga z.Basha, në pereceptimin tim, krijojnë premisa, por për garanci në një shtet “alla Rama” vështirë më duket. Opozitarizmi ynë, format dhe përmbajtja e tij , në mendimin, nuk duhet dhe s’mund të na shkojë ndërmend të na garantohen nga Rama”, thotë ai për “Panorama”.
“Kushdo prej nesh që mandatin e deputetit e ka për herë të dytë, ndjen në takimet me qytetarët, të rinjtë dhe intelektualët, që kjo mungesë ballafaqimi në komisionet apo në sallën e Parlamentit krijon një lloj dyzimi dhe shkëputje në komunikimin politik dhe veçanërisht në përcjelljen e mesazheve politike, në pasqyrimin e plotë të asaj që ndodh dhe sidomos ndaj reformave shumë të rëndësishme që kanë kaluar pa u kuptuar qartë,” vijon më tej ai.
Cara thotë megjithatë, se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet vendore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





