Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit Igli Cara në takimin e tij të radhës është ndalur në Manëz, ku edhe është njohur me problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Igli Cara thekson se mungesa e investimeve në atë zonë ka ndikuar në thellimin e problematikeve.

Ai vendos fokusin te pasojat e tërmetit të cilat janë dukshëm të pranishme edhe pas katër viteve.

“Mungesa e investimeve në njësitë administrative ka ndikuar në thellimin e problematikave në këto zona.

Në Manëz pasojat e tërmetit janë të pranishme edhe katër vite më pas; infrastruktura është jashtë vëmendjes së Bashkisë së Durrësit, ndërsa uji në rubinet mungon me ditë të tëra.

Rikthimi i shërbimeve për banorët e Manzës është hapi i parë konkret, për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve, që do të shoqërohet me investime në çdo drejtim.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!”, shprehet Igli Cara.