Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Durrës, Igli Cara është takuar ditën e sotme me banorët e Sukthit.
Cara shkruan se banorët në Sukth ndeshen çdo ditë me probleme të panumërta dhe situata është përkeqësuar ndër vite.
Postimi i plotë:
Punë e ndershme dhe vështirësi të panumërta. Kjo është përditshmëria e banorëve të Sukthit. Një situatë e përkeqësuar ndër vite, që të vetmen rrugëzgjidhje ka ndryshimin.
Bashkia e Durrësit i përket çdo qytetari, në çdo zonë të qytetit!
Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!
Qyteti je ti!