21 nëntor 2013 – Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka qenë ndër të parët që ka marrë vesh aksidentin tragjik të ish-ministrit Sokol Olldashi. Ai ka qenë duke e pritur në Tiranë për t’u takuar, kur është njoftuar nga shoferi i Olldashit për atë që kishte ndodhur në Kërrabë. Në një intervistë të shkurtër
për gazetën “Panorama”, deputeti i qarkut të Durrësit thotë se Olldashi ka qenë i vetëm në makinë kur po kthehej nga Elbasani për në Tiranë.
Ju keni qenë i pari që keni lajmëruar policinë për ngjarjen. Cila ishte arsyeja e vajtjes së Olldashit në Elbasan?
Nuk e di ta them. Ai po kthehej. Unë po e prisja me shoferin e tij në Tiranë për ta takuar. Shoferi më pas ishte shkëputur për një moment dhe më tha pastaj që Sokoli është përplasur.
Shoferi ishte me Olldashin?
Shoferi ishte duke e pritur në Durrës, Sokoli ka qenë vetëm në makinë.
Kush ishte personi i dytë në makinë?
Nuk ka pasur trup të dytë në makinë, ka qenë vetëm Sokoli.
Për çfarë ka qenë në Elbasan?
Nuk e di.
Keni informacion se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit?
Makina ka dalë nga rruga. Rruga ka qenë e tmerrshme, nuk kishte as pamje, as dritë. Ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë.
Cara: Po e prisja bashkë me shoferin Olldashin në Tiranë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbyllet Luvri, punonjësit e muzeut në grevë
Balluku e hetuar nga SPAK u rikthye në detyrë, Berisha: Lubia mund të prishë çdo provë dhe të shkatërrojë çdo dokument
Eurovision 2026! Këto janë 35 vendet që do të marrin pjesë në konkurs, numri më i ulët në historinë e festivalit muzikor!





