Kreu i degës lokale të Partisë Demokratike Durrës, Igli Cara, ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, pamjet nga shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, ku sipas asaj që shkruan Cara, nxënësit janë zbritur një kat më poshtë për të bërë mësim, pasi kati i sipërm është mbushur me ujë.

“Kush do ta besonte që pamjet në video i përkasin një shkolle të ndërtuar rishtas pas tërmetit?! Reshjet e këtyre ditëve kanë treguar se cilësia e dobët e punimeve edhe në këtë rast i ka “shpëtuar” Bashkisë Durrës. Të jetë e vetmja shkollë e rindërtuar me probleme në Durrës?!!!”, shkruan Igli Cara.