Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara ka publikuar pamje nga rrugët e përmbytura të Durrësit.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se në terren nuk ka asnjë punonjës të bashkisë.

Ndër të tjera, Cara shton se “Eshtë e vërtetë që, kushtet natyrore nuk varen nga ju, por duhet të jeni pranë njerëzve në rrezik, kryqëzime të rrugëve dhe kudo ku situata paraqitet problematike.”

Postimi i plotë:

Mijra punonjës që paguhen nga taksat tona dhe asnjë në terren!

Eshtë e vërtetë që, kushtet natyrore nuk varen nga ju, por duhet të jeni pranë njerëzve në rrezik, kryqëzime të rrugëve dhe kudo ku situata paraqitet problematike.

Emiriana Sako dhe patronazhistët të paktën të dalin të zhbllokojnë rrugët, meqë jemi në prag të fushatës zgjedhore!

Partia Demokratike Dega Durrës