DURRËS, 12 nëntor 2013 – Kryetari I Partisë Demokratike të Durrësit, Igli Cara reagon mbi demontimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Ai shpreh shqetësimin e tij si prind dhe si qytetar lidhur me këtë cështje.

Si qytetar, si prind ndaj të njëjtin shqetësim me ju për demontimin e armëve kimike në Shqipëri.Përtej të gjithë angazhimeve, angazhimi ynë më i madh është jeta jonë, është e ardhmja e fëmijëve tanë!Të gjithë duhet të jemi bashkë kundër kësaj nisme, që në thelb mbron sirianët, por helmon shqiptarët.Shqipëria dhe shqiptarët mbi gjithçka!- shkruan Cara ne Facebook.

/ agjensia e lajmeve "Dyrrah"/