Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Durrës në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara është takuar me të rinjtë të cilët janë angazhuar në fushatën e tij elektorale.

Cara shkruan në rrjetet sociale së është “Mirënjohës pa fund për energjinë, pozitivitetin dhe angazhimin e palodhur të të rinjve në këtë fushatë për qytetin tonë dhe të ardhmen e përbashkët të njerëzëve të ndershëm e punëtorë të Durrësit.”