Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka vijuar takimet e tij me banorët e qytetit. Ai ka takuar qytetarët dhe tregtarët në tregun e frutave dhe perimeve në Nishtulla, teksa shprehet zotohet se “Reduktimi i taksave dhe tarifave vendore do të ndikojë drejtpërdrejtë, në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo familjeje në çdo zonë të qytetit.

Igli Cara: Të jesh konsumator apo tregtar nuk bën dallim në tregun e frutave dhe perimeve në lagjen numër 14 të qytetit! Vështirësitë ekonomike dhe cilësia e kushtëzuar e jetesës janë të njëjta për çdo banor të Shkozetit, si kudo në Durrës.

14 Maji bën ndryshimin!

Reduktimi i taksave dhe tarifave vendore do të ndikojë drejtpërdrejtë, në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo familjeje në çdo zonë të qytetit. Për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!