Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Durrësit, Igli Cara thotë se nënshkrimi i marrëveshjes për kalimin e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës në varësi të të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës është në kundërshtim me ligjin.

Në një status në “Facebook”, Cara shkruan se ministria do të jetë akisonere e parë me 51% dhe se kjo “marrëveshje “fut në lojë” edhe njësi vendore që nuk janë nën juridiksionin e Bashkisë Durrës.”

Ndër të tjera, kreu i PD Durrës shton se kjo bëhet pët të përqëndruar pushtetin dhe fondet publike në një dorë të vetme.

Postimi i plotë:

Saga e përqendrimit të pushtetit dhe fondeve publike në Tiranë nuk ka të ndalur!

Radhën e ka UKD.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës nuk do të varet më nga Bashkia Durrës, por nga Ministria e zonjës Balluku, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të pagëzuar edhe nga vendimi i këshillit bashkiak Durrës.

Ministria do të jetë aksionere e parë me 51%.

Një shkelje e hapur e ligjit të qeverisjes vendore, që si pasojë sjell cënimin e autonomisë të institucioneve përkatëse.

Jo vetëm! Kjo marrëveshje “fut në lojë” edhe njësi vendore që nuk janë nën juridiksionin e Bashkisë Durrës.

Arsyet janë të qarta!

Përqendrimi i pushtetit dhe i fondeve publike në një dorë të vetme!Në këtë rast te e besuara e Ramës, Balluku!