Cardi B dëshiron të dijë se nuk është krenare për gjithçka që ka bërë në të kaluarën e saj. Reperja reagoi në një video live në InstaStory mbi pretendimet se drogonte dhe grabiste meshkujt gjatë kohës që punonte si striptiste.

"Asnjëherë nuk kam pretenduar se jam njeri i përsosur ose vij që nga një botë perfekte, me të kaluar të përsosur. Gjithmonë kam thënë të vërtetën", tha Cardi B

"Ka repera që lavdërohen për vrasjet, drogën dhe grabitjet. Krimet që ata mendojnë se i bënë për të mbijetuar. Unë kurrë nuk jam lavdëruar për gjërat që kam bërë në jetë, kurrë nuk i kam përmendur në muzikën time sepse nuk jam krenare për to dhe e ndjej si përgjegjësi që të mos mburrem."

Ndërsa shpërtheu me zemërim ndaj të kaluarës së saj: "Kam bërë striptizëm. Dhe nëse dikush donte të kryente marrëdhënie seksuale me mua shkonim në hotel. I drogoja dhe i grabisja. Kjo është ajo që bëja."

Nëna e re nuk e mohoi sjelljen e saj ndërsa shtoi se i ishte e detyruar për shkak të mundësive të saj të kufizuara financiare.

"Unë jam e bekuar që mu dha mundësia të largohesha nga ajo jetë, por shumë gra të tjera nuk e kanë këtë mundësi. Çfarë do zgjedhje që mund të kem bërë, e bëra për të mbijetuar", shtoi reperja. "Kam një të kaluar që nuk mund ta ndryshoj. Gjithçka që mund të bëj tani është të jem njeri i mirë për veten, familjen dhe të ardhmen".

Cardi filloi të merrej me striptizëm në moshën 19-vjeçare për t'i shpëtuar varfërisë dhe dhunës në familje.

Por ajo gjithmonë ka folur hapur për të shkuarën e saj. Është raportuar se reperja do luajë përkrah Jennifer Lopez në një film për striptiste.