Kulture Kiari Cephus, vajza dy-vjeçare e këngëtares Cardi B ka bërë përpjekjet e saj për t’i bërë make up-in nënës saj.

28-vjeçarja u tregua shumë e duruar, duke mos e penguar në asnjë moment vajzën e saj. Cardi B ndau videot në profilin e  saj në Instagram dhe shkaktoi të qeshura te ndjekësit.

Kulture nuk përdori furçë dhe aplikoi produktet me gishtat e saj të vegjël.

 “A dukem bukur?”- pyet Cardi vajzën teksa sheh veten në kamerën e celularit.

Këngëtarja e ka lënë dhe më parë vajzën e saj t’i bëjë grimin dhe ka postuar videon në Instagram.