Cardi B është përballur me një lumë kritikash së fundmi pasi ka publikuar një video në të cilën shihet duke hequr këngën e saj “WAP” në momentin që vajza e saj 2-vjeçare, Kulture, hyn në dhomë.

“Kështu vajza jote nuk mund t’i dëgjoj këngët e tua, ndërsa vajze e çdo njeriu tjetër duhet ta dëgjoj? Është ekzaktësisht ajo që kam thënë, t’i ke një agjendë për të realizuar me muzikën tënde. E shpifur”, i  ka shkruar dikush reperes.

Mirëpo përgjigja e Cardi B nuk ka munguar dhe ajo ka treguar se në realitet është shumë më ndryshe nga jo çfarë shfaqet dhe se këngët e saj janë për të rriturit, jo për fëmijët.

“Duhet të ndaloni me këtë gjë! Unë nuk jam JoJo Siwa, unë nuk bëj këngë për fëmijë, unë bëj muzikën për të rritur. Prindërit janë përgjegjës për atë çfarë dëgjojnë apo shikojnë fëmijët e tyre. Unë jam një njeri shumë seksual, por jo rrotull fëmijës tim, ashtu siç duhet të jetë çdo prind tjetër”, është kundërpërgjigjur reperja.