Prej disa ditësh, qendra “Tirana Art” zhvillon në qytetin e Durrësit projektin “Care and Dare”, që ka si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore.

Me krijimet e tyre artistike, të rinjtë e shkollës artistike, “Jan Kukuzeli” pasqyruan nëpërmjet ngjyrave, linjave dhe kompozimeve dinamike, njohuritë e marra nga trajnimi i “Tirana Art”.

“Dhe pse ne e kishim pak të vështirë ta realizonim si aktivitet (për shkak të pandemisë), ne ia dolëm mbanë shumë mirë për të dhënë mesazhe sensibilizuese me krijimtarinë artistike.”, tha drejtuesja e kësaj qendre, Jona Dividi.

Sipas Dividit, një aktivitet me përmasa më të mëdha duke përfshirë edhe rrethinat e Durrësit apo Shijakut mund të realizohet në një kohë më të përshtatshme.

Qendra “Tirana Art” për zhvillimin e këtij aktiviteti ka mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me publikun të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.