“Do të doja të kthehesha pas në kohë, të ndryshoja gjithçka. Mos të shkatërroja jetën tonë, të Carolinës, të voglës tonë, timen.”
Kështu është shprehur për mediat greke, Babis Anagnostopulos, vrasësi i bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline.
Piloti 32-vjeçar ka folur shkurt për këtë ngjarje, ndërsa gazetarë kanë ngulmuar te përqafimi që ai i dhuroi nënës së gruas, pikërisht, në ditën e përkujtimit të saj.
“E dhurova atë përqafim sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time, gjithmonë do e dua Caroline.”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë mendon se do të ndodhë kur fëmija të zbulojë të vërtetën, greku u shpreh shkurt: “Nuk kam asgjë për të thënë…”





