Kaitlynn Carter ka ndarë disa detaje shumë personale nga romanca e saj me Miley Cyrus. Vajzat i dhanë fund marrëdhënies së tyre në shtator pas disa muajsh lidhje.
"Në korrik shkova më shumë me një shoqe. Dhe gjëja tjetër që dija është se u dashurova me të. Nuk ishte aq e thjeshtë, sigurisht. Por gjithashtu nuk ishte e ndërlikuar,"-tha ajo për "Elle".
Këngëtarja u hodh në krahët e Carter pas ndarjes nga bashkëshorti Liam Hemsworth dhe shkuan së bashku me pushime ne Itali. Por vetëm disa javë më vonë njoftuan ndarjen.
"Deri në atë udhëtim nuk ma kishte marrë mendja kurrë se isha e aftë të doja një grua ashtu siç dashurova atë. Por pasi reflektova në historinë time romantike, kuptova se kurrë nuk kam pasur vërtet një tip. Ndërsa shoqja ime dhe unë kaluam atë gusht duke udhëtuar nëpër Evropë së bashku dhe duke u përpjekur të kalojmë ndarjet tona përkatëse, lindi romanca ime e parë dhe e vetmja me një grua. Unë ra aq shumë në dashuri me të sikurse më një burrë më të madh në moshë vitë më përpara. Ishte po ajo forcë e njohur e natyrës; Nuk kam pse të mendoja për ndonjë gjë ose të mbianalizoja. Thjesht ndodhi dhe ndjehesha shumë mirë. Duke reflektuar miqësinë tonë tre-vjeçare, kuptova se gjithmonë tërhiqesha prej saj në një mënyrë ndryshe nga miqtë e mi të tjerë. Por deri në atë udhëtim nuk më kishte shkuar kurrë mendja për të në një sens romantik."
Carter tha se ndërsa “ishte jetëshkurtër”, ajo mbeti “përjetësisht mirënjohëse” për lidhjen e tyre “për hapjen e syve ndaj kësaj pjese të pashpjeguar të vetvetes, dhe për frymëzimin e një niveli të ri të vetë-zbulimit dhe çudisë në të gjitha mundësitë e jetës".





