6 maj 2015 – FSHF-ja në faqen e saj zyrtare bëri të ditur se CAS pritet të japë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri në datën 29 maj 2015.

Gjithashtu mund të ketë vonesa në varësi të hetimeve që po realizon kjo gjykatë sportive.

Ndeshja Serbi-Shqipëri u luajt në datën 14 tetor 2014 dhe u ndal për shkak të dhunës që u ushtrua nga tifozeria e vendasve, kundrejt futbollistëve tanë.

Sipas, FSHF-së, ne kemi shpresë për një qëndrim dinjitoz dhe korrekt ndaj Kombëtares sonë. Nje qëndrim në favor të Shqipërisë është në favor të futbollit duke i thënë STOP urrejtjes dhe rracizmit, në sportin më të dashur.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/