Tashmë është zyrtare ku CAS ka dhënë vendimin shokues duke përjashtuar Rusinë. Muajin e ardhshëm Rusia nuk do të jetë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Rio, pasi humbi ankesën kundër dënimit për përdorim të dopingut.Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar dënimin nga Komiteti Ndërkombetar Paraolimpik (IPC), ndaj të gjithë garuesve rusë, shkruan CNN.

Paraolimpiada fillon më 7 shtator ndërsa Rusia përfundimisht nuk do jetë pjesë e saj pasi IPC e mori vendimin pas publikimit të lajmit rreth mbështetjes së shtetit për programin e dopingut.Vendimi nga IPC është ndryshe nga ai i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IPC) që nuk e përjashtoi Rusinë nga Lojërat Olimpike në Rio.IOC u kritikua për injorimin e rekomandimit nga Agjencioni antidoping (ËADA) për ta dënuar Rusinë.