Antonio Cassano është rikthyer të flasë për mediat italiane. Që nga viti 2016 ish-sulmuesi i Italisë nuk ka gjetur skuadër dhe një gjë të tillë nuk e bëri as në merkaton e janarit.Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Cassano pranon se do të rikthehet shumë shpejt në fushë, por pa zbuluar se ku, ndërsa tregon se një gjë të tillë nuk do ta bëjë kurrë te skuadra e Juventusit.
“Do të rikthehem shumë shpejt. Askush nuk është si unë. Pas dy muajsh do më shihni sërish në fushë. Juventusin e kam refuzuar katër herë gjatë karrierës sime. Jam i çmendur me Interin dhe do të doja që ta drejtonte Guardiola ose Spalleti.Të mbivlerësuarit? Mund të them se James Rodriguez, Balotelli dhe Pogba janë të mbivlerësuar”, deklaroi ndër të tjera Cassano.