Vera është padyshim një nga pijet më të preferuara. Ajo nuk mungon në asnjë tavolinë festive, apo në mbrëmjet romatike. E kur flasim për verën e mirë mendja na shkon tek vera italiane….
Cavaliere Gian Annibale Rosi Di Medelana erdhi vetë nga Italia për të prezantuar në Tiranë tre nga ato që përfaqësojnë magjinë e verës në zonën e Toskanën, etiketat e famshme të “Castello Del Tericcio” si Tassinai, Lupicai, Rondinaia.
Gjithçka ishte organizuar me mjaft kujdes nga Alehandro Distribution që e ka eksluzivitetin e kësaj kantine në vendin tonë. Një bufe degustuese ku të gjithë miqtë patën mundësinë të provojnë shijen e këtyre verërave të cilësuara të jashtëzakonshme.
Këto verëra janë mundi, përkushtimi, pasioni i Gian Annibale Rossi Di Medelana, që ngritën në piedestalin e lavdisë vreshtarinë e begatë të "Castello Del Terriccio".
Të ftuarit e këtij e eventi të veçantë, duke shijuar magjinë e verës, patën mundësi të njihen edhe me Alehandro Wine News që është një revistë periodike e cila synon të sjellë tek lexuesi informacione të detajuara për artin e prodhimit të verës, kantinat më të njohura në botë, vlerësimet më prestigjoze nga aktorë të ndryshëm të sektorit, kuriozitete rreth verës, shoqërimin e përkryer të verës me ushqimet, si dhe personazhe që kanë bërë histori në vreshtarinë botërore. Kjo revistë e para në llojin e saj jepet falas.
Të ftuar ishin njerëz që e njohin artin e verës, sekretin çfarë fsheh kjo pije e lashtë. Pronarë hotelesh e restorantesh më në zë të Shqipërisë, kuzhinierët më të mirë që kombinojnë aq mirë pjatat e duhura me një verë cilësore. Vera është art. Pas saj fshihet një punë jashtëzakonshme. Njerëzit si Cavaliero janë arstistët që i japin botës shije.
Por cilat janë kriteret për ta konsideruar një verë të mirë? Sa flet çmimi për cilësinë e pijes alkoolike? Për më shumë ndiqni intervistën e Cavaliere Gian Annibale Rosi Di Medelana të dhënë për “Pasdite në Top Channel”.