Bota

Administrata e Presidentit Biden, hedh hapa për shmangien e dhunës e ekstremizmit të brendshëm

Administrata e Presidentit Biden, hedh hapa për shmangien e dhunës e ekstremizmit të brendshëm

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit po mbrojnë vendimet për të kryer një analizë të hollësishme të rreziqeve që paraqesin ekstremistët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë kritikat se këto masa janë një provë politike. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit po mbrojnë vendimet për të kryer një analizë të hollësishme të rreziqeve që paraqesin ekstremistët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë kritikat se këto masa janë një provë politike. Zemërimi lidhur me përpjekjet e reja për të shqyrtuar ekstremizmin e brendshëm pas sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit është rritur ditët e fundit, i nxitur nga një vendim i Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për të urdhëruar një ndërprerje të aktiviteteve të tjera ushtarake për të analizuar se sa i përhapur është ky problem. Administrata e Biden i hodhi poshtë kritikat të premten, duke këmbëngulur se askush nuk po përpiqet të shkelë të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes. "Ne nuk po i gjykojmë njerëzit bazuar në përkatësinë apo bindjet e tyre politike ose lirinë e shprehjes ose aktivitetet e tyre politike të mbrojtura me kushtetutë," u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës të premten vonë pa u identifikuar duke pasur parasysh ndjeshmërinë e temës. Ne duam të shmangim dhunën", tha ai. Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes gjithashtu hodhi poshtë pretendimet. "Argumenti se kjo përbën një lloj prove politike, është absolutisht i pabazuar dhe i pavërtetë,"- tha sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby gjatë një conference me median të premten. "Ne i inkurajojmë trupat tona të votojnë. Ne i inkurajojmë të regjistrohen në partinë politike që preferojnë,"- shtoi zoti Kirby. "Por cilido qoftë motivimi, kur shkel rregullin dhe disiplinën , kur shkel kodin e uniformës, kjo përbën problem." Disa nga kritikat më të theksuara dhe publike kanë ardhur nga anëtarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve, Lauren Boebert, një ligjvënëse republikane nga Kolorado,...

2021-02 07:21

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose i një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.