BRUKSEL- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç do të bisedojë të sot në Bruksel me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, njoftoi mbrëmë qeveria serbe. 

Sipas kësaj komunikate, që e transmeton Fonet, para këtij takimi, kryeministri serb do të takohet edhe me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov. 

Të dy kryeministrat, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për implementimin e lidhjes ndërmjet Serbisë e Bullgarisë për gazin rus.