Naftëtarët e Kuçovës kanë dalë sot në protestë përpara zyrave të Albpetrolit.

Shkak për protestën është bërë një vendim i marrë për uljen e pagave në masën 60% dhe trajtimin e tyre me pagë lufte, në një kohë kur ata kanë qënë të gjithë në punë 16 orë në ditë.

Gjatë protestës dëgjohen thirjet: Zoti kryeministër larg duart nga Kuçova! Kuçova është e kuçovarëve!

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve në Kuçovë, Sotiraq Kristo është shprehur gjatë protestës se kanë në plan të përshkallëzojnë aksionin e tyre.

“Kemi hartuar një peticion dhe nëqoftëse nuk ndryshon vendimi do hidhemi në grevë”.