4 dhjetor 2013 – Një fotografi e cila po qarkullon me të madhe nëpër rrjetet sociale, dhe disa nga portalet më të ndryshme nëpër botë ka të bëjë me një person misterioz, i cili ka shfaqur vetëm shpinën e tij.
Ai në shpinën e tij ka të bërë tattoo, hartën e gjithë botës.
Mirëpo ai ka ngjyrosur vetëm ato harta të shteteve në të cilat ka qenë deri tani.
Qëllimi i tij është që të vizitoj të gjitha vendet në botë dhe në fund ta kompletoj shpinën e tij me ngjyrat e të gjithë shteteve.
Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar: “Çdo herë që do të vizitoj ndonjë vend, do të ngjyros hartën e tij”.
Siç shihet në bazë të hartës ai ka ende punë për të bërë, pasi nuk ka ngjyrosur më shumë së gjysmën e vendeve.
I urojmë udhëtim të mbarë.





