Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për gjobat masive nga policia bashkiake dhe kostot e larta të parkingjeve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se më 14 maj do i jepet fund gjobave nga policia bashkiake. Sakaq, nënkryetari i PL-së, u ndal dhe tek pagesa e parkingjeve publike, ku tha se kostoja është tepër e larë për t’u përballur nga policia.

Postimi i plotë:

Koha e gjobave masive nga policia bashkiake e Veliajt do të marrë fund pas 14 majit!

◼️ Është shumë e qartë se gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës, janë 25 mijë familje në muaj që gjobiten nga policia

◼️ Pagesa e parkingjeve publike është në një nivel të frikshëm pasi kostoja e perditshme për një qytetar te zakonshem të Tiranës është e papërballueshme.

Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të marrin makinat për të kryer punët e tyre dhe gjobiten nga policia bashkiake.

Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të perdorin makinat private për të kryer punët e tyre dhe masakrogen ne gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Velise.

Le të dalë Veliaj, që të tregojë se ku shkojnë qindra miliona para që përfitohen nga gjobat dhe çfarë zgjidhet në kryeqytet më këto para.

Kaosi e trafiku në Tiranë është i përditshëm dhe teper i rende sepse kanë një qëllim që të rritet konsumi i naftës edhe oligarkët e karburanteve të përfitojnë sa më shumë.

Qytetarët vuajnë se në çdo ndalim paguajnë një tarifë parkingu shumë të lartë.

Ose një gjobë të frikshme nga policët e bashkisë, edhe në orën 11 të natës kur dikush ndalon përpara një farmacie vijnë policët me vrap që të gjobisin dhe të mbushin planin.

E para gjë që do të ndodhi pas 14 majit është:

🟥 përgjysmimi i tarifave të parkingut,

🟥 reduktimi drastik i gjobave ku policia bashkiake per qarkullimin rrugor do të ketë nje rol kryesisht edukativ e ndërgjegjësues dhe ndeshkues per shkelje te renda dhe jo si nje xhandar gjobash sic vepron sot.