Problem shqetësues për sigurinë e pushuesve në pazhe vijojnë të mbeten mjetet motorike detare, të cilat sipas drejtoreshes së Kufirit dhe Migracionit, Lindita Nushi, duhet të mbahen nën monitorim rigoroz, me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale, si në vitet e shkuara.

Autoritetet kanë vendosur që këtë vit mjetet që përdoren për argëtimin e turistëve, po njëkohësisht që përbëjnë edhe rrezik për jetën e tyre, të kalojnë në sitën e verifikimit para nënshkrimit të kontratave me subjektet që operojnë në këtë sektor.

Debati në lidhje me këtë temë, u zhvillua në prefekturë në njësinë e Task-Forcës për turizmin. Në këtë sezon veror dy grupe Task-Force do të menaxhojnë situatën në Durrës, ku njeri do të inspektojë plazhet dhe sigurinë e  tyre, ndërsa grupi tjetër subjektet që operojnë përgjatë vijës bregdetare.

Në takimin e zhvilluar në Prefekturë, prefekti Roland Nasto tha se, përparësi do të ketë veçanërisht ruajtja dhe garantimi i sigurisë së jetës për pushuesit që do të zgjedhin Durrësin si destinacion veror. Për këtë qëllim do të ushtrojnë profesionin e tyre 25 vrojtuesit e parë të plazhit dhe shpëtimit, të cilët janë trajnuar nga Federata e Vrojtimit të plazheve dhe shpëtimit.

K.H.