Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, insiston se sa kohë ai do të jetë në krye të instuitucionit që drejton futbollit në Kontinetin e Vjetër, asnjë finaleje europiane nuk do të zhvillohet në lindjen e mesme.

“Askush nuk ka biseduar me mua për këtë temë dhe sigurisht që kjo nuk do të ndodhë. Tifozët japin shumë dashuri për këtë sport dhe ne nuk mund t’ua bëjmë këtë gjë”, deklaroi Ceferin.

Sa i përket futbollistëve europian, që po kthehen nga Arabia Saudite, pas një aventure të shkutër Ceferin tha.

“Nuk kam qenë i shqetësuar, futbolli europian ka baza të forta. Kjo është historia jonë, kultura jonë, atë çka askush nuk e blenë dot. Nuk i fajësoj futbollistët për këtë pasi kontratat janë të majme. Nëse ata janë në fund të karrierës, mendojnë për një aventurë të re që do të sjellë shumë para”, dekalroi kreu i FIFA-s, i cili u ndal edhe tek Manchester City.

klubi anglez u ndalua për dy vjet nga garat evropiane dhe u gjobit me 25 milionë sterlina në shkurt 2020 pasi u shpallën fajtorë për thyerjen e rregullave të FFP-së dhe për mashtrimin e UEFA-s.

Ndalimi u anulua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv shtatë muaj më vonë, por City tani përballet me veprime të mundshme nga Premier League.

“Ne e dimë se kishim të drejtë. Ne nuk do të vendosnim për të dënim nëse nuk mendonim se kishim të drejtë. Unë besoj se vendimi i organit tonë të pavarur ishte i saktë”, u shpreh Ceferin për The Telegraph.