8 maj 2015 – Një turist çek humbi jetën sot në ujërat e lumit Kir në Shkodër, pasi varka ku ndodhej u përmbys. Ngjarja ndodhi në zonën e thellë të Dukagjinit, e cila frekuentohet shumë nga turistët nga Çekia. Mësohet se viktima ishte me bashkëshorten e tij në varkë, e cila arriti të shpëtonte shëndoshë e mirë. Në vend shkuan forca të shumta të policisë dhe polumbarë të RENEA-s, por nuk e kanë gjetur ende trupin.
Në Shkodër janë shënuar disa viktima, shtetas çekë. Kujtojmë zhdukjen e 3 prej tyre në vitin 2000 apo pak muaj më vonë rënien në greminë të një tjetri, ndërsa lëvizte me motoçikletë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”