Një gamë e madhe lojërash të reja për ambiente të brendshme. Një arredim i këndshëm për fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta kaluar sa më bukur kohën e lirë.

Çela Park, vendi ideal i argëtimit për të vegjlit, vjen me një surprizë të bukur për të gjitha grupmoshat.

Me investimin e ri në ambientet e brendshme, Çela Park në Durrës ka krijuar hapësirat e duhura për t’ju falur gjatë orëve të qëndrimit aty mjaft kohë cilësore.

Për fëmijët, argëtimi është i garantuar.

Jurgena Rrasa, menaxhere e Çela Park na shpjegon se gjithçka është ideuar për t’ia bërë klientelës sa më të këndshëm qëndrimin.

“Ne kemi rihapur një ambient të ri, që i kushtohet vetëm lodrave të brendshme, ku fëmijët do të kenë mundësi të shumta argëtimi dhe do të jenë të sigurtë në këto ambiente. Jemi munduar ti afrohemi sa më shumë fëmijëve në të gjitha aspektet, gjithashtu ti kushtojmë rëndësi edhe shoqëruesve dhe prindërve, duke iu referuar pjesës së barit ku mund të kalojnë kohë duke u argëtuar me fëmijët bashkarisht.”, tha Rrasa.

Përkujdesja dhe vëmendja e treguar nga i gjithë stafi i Çela Park janë një garanci më shumë për klientelën. Dhe këtë e tregojnë më së miri klientët besnikë, që zgjedhin Çela Park në çdo stinë të vitit.

“Duke qenë një ambient i brendshëm, lodrat janë më të sigurta dhe ambienti është shumë i këndshëm si për moshat e treta, për shoqëruestit dhe familjarët duke u shërbyer nga ne në pjesën e barit, fëmijët kanë mundësi të rrin më gjatë, sepse edhe koha kur do të luajnë apo të argëtohen është diku te 2 orë. Përkushtimi i stafit të Çela Park është maksimal. Ne kemi treguar dhe vazhdojmë të tregojmë kujdes ndaj fëmijëve të vegjël, fëmijëve më të rritur, deri në momentin e largimit.”, tha menaxherja e Çela Park.

Kombinimi i lodrave në ambiente të brendshme dhe të jashtme janë zgjedhja ideale që Çela Park u ofron vogëlushëve për argëtim pa kufi.

I pozicionuar në shëtitoren “Taulantia”, Çela Park është ndalesa e preferuar e vogëlushëve tuaj dhe jo vetëm.

Mjafton ta vizitoni dhe nuk do të doni të largoheni prej tij.