Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se 34.37% është përqindja e pjesëmarrjes në votimet për zgjedhjet vendore.
Celibashi shprehet se janë edhe 585 qendra votimi që nuk janë identifikuar në mënyrë elektronike, por shifra pritet të jetë pak a shumë 34.37%.
“Përqindja është 34.37%. Në rastin më të keq supozojmë që atje janë 585 qendra votimi që nuk janë identifikuar në mënyrë elektronike. Nuk kemi informacion si ka qenë pjesëmarrja. Përqindja që referova është për qendrat e votimit që kanë raportuar. Për 10% nuk e kemi informacionin siç e kemi 100% të saktë për ato qendra që ka funksionuar sistemi elektronik. Deri tani, ne do e kemi edhe numrin e saktë të votuesve por me siguri përqindja do të jetë pak a shumë kjo”, tha Celibashi.