Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka bërë me dije të dhënat më të fundit në lidhje me zgjedhjet në një konferencë për mediat.
Ai ka treguar rezultatet përfundimtare zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Celibashi bëri me dije se gjithsej kanë votuar 1.395.360 qytetarë, nga 3.650.658 zgjedhës në total.
Pra, pjesëmarrja zyrtare në këto zgjedhje ishte 38.22 përqind.