Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka prezantuar rezultatet e verifikimit paszgjedhor, që është bërë nga ky institucion pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga ajo që tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, doli se votimi dhe numërimi elektronik ka qenë një sukses.   

Ai tha se është pro votimit elektronik në Shqipëri, pasi mund të shmang shumë parregullsi edhe pse nuk i zgjidh të gjitha problemet.

Mund të jap vetëm një gjykim dhe vlerësim shumë personal dhe nuk ka të bëjë me qëndrimin e institucionit. Ka avantazhe si të karakterit teknik dhe procedural, por dhe me integritetin e procesit zgjedhor. Të paktën për sa i përket rezultatit të partive politike parregullsitë janë të vogla, por për kandidatët janë penalizuese. Thënë këtë votimi elektronik i zeron këto probleme, jam pro por jo domosdoshmërisht. Nuk mendoj se votimi elektronik i zgjidh të gjitha problemet e zgjedhjeve në Shqipëri. Nëse partitë politike mendojnë se ka ardhur koha që këto avantazhe ta propozojnë një gjë të tillë”,- tha kreu i KQZ.