Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dokumentet shtesë që ka kërkuar KQZ, e cila sot njohu si kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Në një reagim në Twitter, Bardhi konfirmon se dokumentacionin është i plotë dhe se nuk do të çojnë asnjë shtesë, pavarësisht kërkesës së KQZ.
MESAZHI
PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!