Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibasi ka dërguar një letër Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku ka bërë disa rekomandime mbi ndryshimin e kuadrit ligjor zgjedhor.

Në letrën e dërguar, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve ka bërë tre rekomandime për ndryshimet që duhet të miratohen në kodin zgjedhor brenda 2 ose 3 muajve, në mënyrë që të hyjnë në fuqi para zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Tre rekomandimet e bëra:

1- Vendimarrjet e partive politike në vendimet në KZAZ dhe GN
2- Të bëhen publike financimet e partive politike
3- Percaktimi i saktë i ndalimit të përdorimit të aseteve publike nga funksionarët publikë gjatë fushatës zyrtare. Përcaktimi dhe i mekanizmave që mund të përdorë KQZ për evidentimin e shkeljeve të tilla.

Rekomandimet e bëra lidhen me zhvillimet e ndodhura së fundmi në vend, sa i takon akuzave për financimin e PD-së nga rusët. Ndërsa rekomandimi i tretë lidhet me ngjarjet e raportuara gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, ku qytetarëve u shpërndaheshin certifikata për pronat e tyre vetëm në këmbim të votës.