Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka folur pas publikimit të rezultateve në njësinë 10 në Tiranë, ku u votua dhe numërua në mënyrë elektronike.

Sipas Celibashit, sistemi i votimit elektronik është 100% i sigurt në kuptimin e integritetit dhe fshehtësisë.

“Nga pikëpamja teorike dhe praktike ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herë, 2-3 orë pas mbylljes së votimit. Por ishte hera e parë dhe secili nga palët kishte merakun e vet dhe ramë dakord që rezultatin ta shpallnim sot. Sistemi i votimit elektronik është 100% i sigurt në kuptimin e integritetit dhe fshehtësisë. Partitë politik kanë një ndikim të madhe në ushtrimin përgjegjësive të komisionerëve. Kemi patur jo një përmbushje të mirë të përgjegjësive sa i përket raportit për pjesëmarrjen”, tha Celibashi.