Përmes një postimi në  Twitter, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje sërish komisionerëve të KZAZ-ve anembanë vendit.

Celibashi shkruan se nuk ka asnjë justifikim ndërprja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve, ndërsa saktëson se këta të fundit si dhe komisionerët e lodhur, duhet të zëvendësohen menjëhrë.

“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.”