Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar KZAZ-të që të vazhdojnë numërim të pandërprerë të votave.

Në urdhrin e tij dërguar KZAZ-ve thuhet se në rast zëvendësimi të anëtarëve të grupeve të numërimit, KZAZ-të përkatëse duhet të marrin masa që kjo të ndodhë në kohë.

Po ashtu urdhërohet që të plotësohen dhe administrohen në mënyrë të saktë tabelat e rezultatit dhe çdo dokument tjetër zgjedhor.

Kujtojmë se deri më tani është publikuar rezultati i Elbasanit, Vorës dhe Kamzës ku u votua elektronikisht. Ndërkohë në pjesën tjetër të vendit vijon procesi i numërimit elektronik.