Kanada, 14 gusht 2014 – Këngëtarja e njohur Celine Dion ka anulluar turneun në Azi, si dhe koncertet në Las Vegas. Shkak për anullimin e tyre është bërë sëmundja e bashkëshortit të këngëtares, i cili vuan nga kanceri.
“Do t’i përkushtohem 100% fëmijëve dhe bashkëshortit tim, do të përqendroj të gjitha energjitë dhe forcën time për shërimin e burrit tim” – ka deklaruar Dion.Bashkëshorti i kënëgatres pritet që në muajin Dhjetor të këtij viti t’i nënshtrohet operacionit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





